Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes në Gllogjan ku mbetën të vdekur tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Haxhiu tha se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.
“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet”.
“Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Haxhiu.
Kujtojmë se sipas Policisë së Kosovës, gjatë momentit të sulmit, në autobus ishin tetë persona, ku prej tyre tre mbetën të vdekur dhe një i plagosur.