Haxhiu: Mashtruesi Kurti erdhi në pushtet me kauzën për “bashkim kombëtar”, tani refuzon ta takojë Ramën

Haxhiu: Mashtruesi Kurti erdhi në pushtet me kauzën për “bashkim kombëtar”, tani refuzon ta takojë Ramën

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për “refuzimin” e tij për ta takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij sot në Kosovë.

Haxhiu bëri të ditur se Kurti erdhi në pushtet me kauzën për “bashkim kombëtar” kurse tani ai po refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, ndërsa në anën tjetër po takohet me Vuçiqin pa kushte.

Sipas Haxhiut, këto veprime të Kurtit janë antikombëtare, inatçore e naive.

Postimi i plotë:

“Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!!

Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte.

Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike.

Related Articles