Haxhiu me akuza ndaj opozitës: Certifikuan Listën Serbe

Haxhiu me akuza ndaj opozitës: Certifikuan Listën Serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën në Kosovë për votimin pro certifikimit të Listës Serbe për zgjedhje, duke e cilësuar këtë subjekt si një rrezik serioz për vendin.

Përmes një postimi në facebook, Haxhiu ka thënë se Lista Serbe “mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë”, dhe se opozita ka përsëritur të njëjtin gabim të së kaluarës, duke e ndihmuar këtë subjekt politik që të rikthehet në procesin zgjedhor.

“Kur nuk mësohet nga gabimet atëherë krejt çka mbetet është të çuditurit nga manifestimi i vet veprimeve të gabuara në kohë. Kështu në dialog e krijuan në subjekt të Serbisë në Kosovë si Lista serbe, pastaj u varën pafundësisht nga ky subjekt i Beogradit që e ngrente për hunde bash secilën qeverisje, përveç qeverisë Kurti. Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se opozita ka pasur mundësinë që ta ndalonte certifikimin e këtij subjekti, duke marrë parasysh se nënkryetari i saj është i përfshirë si organizator dhe prijës i sulmit të armatosur në Banjskë.

“Dhe, kjo opozitë sërish pati mundësinë që sadopak të përmirësonte gabimin. Kishin mundësinë dhe ishte jetike të mos certifikohej për zgjedhje Lista Serbe për aq kohë sa nënkryetarin e kishte organizator dhe prijës së sulmit në Banjskë dhe nuk ishte distancur kurrë nga ajo ngjarje. Por, e ngritën dorën dhe e certifikuan. Kështu nga gabimi në gabim, pa e kuptuar rëndësinë jetike të veprimit të drejtë, kombëtar e historik”, ka shkruar tutje ajo.

Related Articles