Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari.
Në njoftimin e lëshuar thuhet: Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari”.
Pas kësaj Haxhiu do të mbajë konferencë për media.