Haxhiu për gjendjen në shëndetësi: Kurti të jap llogari për degradimin e shëndetësisë, për skandale e hajni

Haxhiu për gjendjen në shëndetësi: Kurti të jap llogari për degradimin e shëndetësisë, për skandale e hajni

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit ka adresuar kritika të shumta kundrejt kryeministrin=t Albin Kurti për mospjesëmarrje në seancën ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore, raporton Gazeta Enigma.

AI ka ka kërkuar përgjegjësi për siç ka thënë, dështimin në shëndetësi e degradimin në sistemin shëndetësor.

“Sot Kurti duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi edhe si kryeministër edhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazinë, pakënaqësinë e pacienteve dhe profesionistëve shëndetësorë. Njëri nga ata sot është në grevë urie tani e tri ditë. Skandale e hajni pa dhënë askush llogari, as kur shtatzëna vritet para Gjinekologjisë. As kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatriçen e spitalit të Pejës, as kur digjet pacienti në Klinikën e Psikiatrisë”, deklaroi ai gjatë fjalimit.

Ai tha se për tri vite nuk kanë bërë asgjë si Qeveri për sektorin e shëndetësisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles