Vitia: Fondi për sigurimet shëndetësore nuk ka pasur kapacitet, është grumbulluar borxhi prej 30 milionë eurove

Vitia: Fondi për sigurimet shëndetësore nuk ka pasur kapacitet,  është grumbulluar borxhi prej 30 milionë eurove

Kritika të shumta nga opozita iu drejturan sot ekzekutivit kosovar, në lidhje me menaxhimin e shëndetësisë, raporton Gazeta Enigma.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, foli rreth pikës së vetme në rend dite që është “Shqyrtimi i Propozim- rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka thënë zëshëm edhe para 10 viteve këto kritika që ju i paraqitët dje më vjen mirë që edhe pas vitesh edhe pse me vonesë kemi pajtueshëmri. Por një gjë e thatë gabim, është gabim sepse është bërë fondi në bazë të këtij ligji sepse ky ligj shprehimisht nuk e ka parë themelimin e fondit. Nuk kam parë asnjë iniciaitivë nga qeveritë paraprake për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shëndetësore apo për ta forcuar fondin as nga partia të cilës ju iu keni bashkuar profesor”, tha Vitia.

“Përkundrazi ka pasur vetëm degradime duke filluar prej burimeve njerëzore ku një pjesë janë punësuar komplet militant dhe komplet me lidhje familjare. Ky fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë procesin e sigurimeve shëndetësore, aty vetëm është grumbulluar një borxh prej 30 milionë eurove, rast i cili është në prokurori dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor”.

Më tutje ai tha se nuk do të ketë me eksperimente,as veprime pa analiza e as përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht. “Nuk ka më eksperimente, jo më veprime pa analiza, jo më tallje e qytetarët, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht”, u shpreh Vitia.

Related Articles