Haxhiu: Qëndrojmë pranë SHBA-së në këtë moment të vështirë

Haxhiu: Qëndrojmë pranë SHBA-së në këtë moment të vështirë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Në reagimin e saj, Haxhiu shprehu solidaritet me popullin amerikan dhe lehtësim që Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë jashtë rrezikut.

“Mendimet tona janë me popullin amerikan, pas sulmit shqetësues në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Të lehtësuar që Presidenti Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt. Zyrtarit të plagosur i urojmë shërim të plotë dhe qëndrojmë pranë Shteteve të Bashkuara në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e U.d. Presidentes.

Related Articles