Haxhiu: Shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna

Haxhiu: Shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vlerëson se shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna, teksa thekson nevojën e madhe të lansimit të Masës për Punësimin e Grave të Mbijetuara të Dhunës, që nisi sot, raporton Gazeta Enigma.

Ministrja potencoi se pikërisht fakti që ato janë të papuna, i detyron ato që të kthehen në vendin e krimit, pra aty ku ju ka ndodhor dhuna.

Gjatë lansimit të masës, Haxhiu tha se shpreson që sa më shpejt Gjykata Kushtetuese të jap edhe vendimin për Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Kemi organizuar mbi 80 aktivitete në secilën komunë të Kosovës, ky është njëri nga aktivitetet më të rëndësishme. Ndërlidhet me fuqizimin ekonomik të grave, punësimin e grave të mbijetuara të dhunës në familje. Në bazë të kontakteve tona me ato, shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna. Pra sfida më e madhe është mungesa e një vendi të punës sikurse edhe strehimi”.

Ajo shtoi se “Ne urojmë që shumë shpejt edhe Gjykata Kushtetuese të jap edhe vendimin për Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sepse në komunikim me ministrin e Financave kemi theksuar që është e rëndësishme që pasuritë që konfiskohen që janë krijuar në mënyrë të pajustifikueshme t’u jepen kategorive që kanë më së shumti nevojë, që janë edhe të mbijetuarat e dhunës në familje. Fakti që ato janë të papuna, sjell situatën ku për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit, pra aty ku ka ndodh dhuna”.

“Në këtë proces, Ministria e Drejtësisë do të ketë rol kyç bashkë me Agjencinë e Punësimit, po ashtu strehimoret. Ne do të japim informacionet e sakta se kush nga personat që aplikojnë është e mbijetuar e dhunës në familje. Kjo do jetë në konfidencë të plotë”, theksoi Haxhiu.

Related Articles