Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të 22-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Për bashkëpunimin e mundshëm mes LVV-së dhe Nismës së Fatmir Limajt, Haxhiu tha se i shohin këta të fundit si partnerë.
“Ne kemi theksuar që i shohim si partnerë tanë. Për këtë ka pasur disa takime. Diskutimet vazhdojnë për këtë qëllim dhe urojmë të përmbyllen sa më parë. Por, para qeverisë është kuvendi”, tha deputetja Haxhiu.
Ndryshe, sot ka dështuar edhe seanca e 22-të për konstituimin e Kuvendit, ku PDK, LDK, AAK nuk propozuan anëtarët për Komisionin Zgjedhor, në mënyrë që të votohet në mënyrë të fshehtë për Albulena Haxhiun.