Haxhiu: U shpërndanë pyetjet e testit për infermiere dhe u ngritën pikët për të preferuarit e VV-së

Haxhiu: U shpërndanë pyetjet e testit për infermiere dhe u ngritën pikët për të preferuarit e VV-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se e vetmja punë me të clën mburret Qeveria e Albin Kurti është menaxhimi i Onkologjisë nga Ilir Kurtishi, të cilin Haxhiu e quan “të PDK-së”.

“Gjatë kësaj periudhe, në Onkologji tre drejtora i ka ndrru LVV-ja dhe me të gjithë ka dështuar duke krijuar radhë të gjata e lista të pritjes në Onkologji, derisa u detyrua ta rikthej  Dr. Ilir Kurtishin në menxhim të Onkologjisë”, ka shkruar deputeti.

Kryeministri Kurti sot në një paraqitje mediale para repartit të Onkologjisë, ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve në pyetje të tjera. Kamishi e ka përmendur këtë në postimin e tij lidhur me vizitën e Kurtit në Qendrën Klinike Univeritare të Kosovës.

“Albin Kurti refuzoi të përgjigjej lidhur me emërimin e Radomiroviqit zëvendës ministër, edhe pse ai e ka pohuar se ka qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës. Nuk  u përgjigj as për bashkpunimin me Radojqiçin e as për vjedhjen e rezervave shtetërore me sekserin e tij Ridin,  sepse tha –  jemi në QKUK”, shkroi Haxhiu.

Tutje ai ka folur për dyshimet për “manipulim” të konkursit për infermierë, duke bashkëngjitur fotografi të bisedave ku pretendohet se janë shpërndarë pyetjet e testimit.

“Por pasi ishte në SHSKUK Albin Kurti  bashkë me Arben Vitin e Elvir Azizin do të duhej të pergjigjeshin për dyshimet në manipulim të konkursit për pranim të infermierëve, ku gjatë testimit janë shpërndarë pyetjet e testit përmes telefonit dhe se janë ngritur pikët e testit për disa kandidatë të preferuar të LVV duke cenuar barazinë në konkurrim”.

“Të premtosh “Barazi dhe Drejtësi” dhe ta manipulosh procesin e konkursit, jo vetëm që është hipokrizi dhe mashtrim, por është vepër penale me të cilën duhet të mirren organet e drejtësisë”, ka shkruar tutje ai.

Related Articles