Haxhiu: Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe, fitore e rëndësishme për demokracinë!

Haxhiu: Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe, fitore e rëndësishme për demokracinë!

Pasi KQZ nuk certifikoi, Listën Serbe, për zgjedhjet e 12 tetorit ka reaguar Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore.

Ajo theksoi se ‘Lista Serbe, në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës’

“Lista serbe ka dëshmuar që nuk synon përfaqësimin qytetar, por që është dorë e zgjatur e Vuçiqit.Sulmi terrorist në Banjskë i organizuar nga kryetari faktik i saj, kryekrimineli Milan Radoiçiq, është një nga aktet terroriste ndaj të cilave Republika e Kosovës vepron me vendosshmëri.Moscertifikimi i saj është vendim i drejtë, legjitim dhe në përputhje të plotë me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe se është garant që zgjedhjet në Kosovë do të jenë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, pa ndërhyrje të jashtme dhe pa presione nga struktura të kriminale” shkruan Haxhiu.

Reagimi i plotë:

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore.

Lista Serbe, në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës.
Lista serbe ka dëshmuar që nuk synon përfaqësimin qytetar, por që është dorë e zgjatur e Vuçiqit

Sulmi terrorist në Banjskë i organizuar nga kryetari faktik i saj, kryekrimineli Milan Radoiçiq, është një nga aktet terroriste ndaj të cilave Republika e Kosovës vepron me vendosshmëri.

Moscertifikimi i saj është vendim i drejtë, legjitim dhe në përputhje të plotë me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe se është garant që zgjedhjet në Kosovë do të jenë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, pa ndërhyrje të jashtme dhe pa presione nga struktura të kriminale.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe demokratik, ku pjesëmarrja politike është e mundur vetëm për subjektet që respektojnë ligjin, Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.

Related Articles