Haziri apel qytetarëve për kujdes të shtuar, i kërkon Qeverisë që të merret me seriozitet pas rritjes së rasteve

Haziri apel qytetarëve për kujdes të shtuar, i kërkon Qeverisë që të merret me seriozitet pas rritjes së rasteve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është gjendja alaramante në të gjitha institucuionet jo vetëm në nivelin lokal, sepse sipas tij shifrat paralajmërojnë që duhet të ketë një vendosmëri institucionale karshi COVID, raporton Gazeta Enigma.

Haziri ka njoftuar se për shkak të rritjes së rasteve të reja, janë rritur edhe rastet aktive ku vetëm në komunën e Gjilanit janë 936 raste.

“Në Gjilan po shënojmë një rekord të zi dhe Komiteti i Emergjencave, është vazhdimisht duke punuar 7 ditë në javë, në monitorimin e gjendjes, zbatimin e detyrave për parandalim, e deri te shërbimet shëndetësore që u jepen qytetarëve të infektuar në shtëpi nga ekipet mjekësore”

“Numri kaq i madh i të infektuarve lidhet edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që i kemi edhe në këtë javë në Gjilan, por veprimet e shtetit duhet të jenë më të ashpra, por me arsyeshmëri maksimale për ta mbrojtur qytetarin përmes masave dhe respektimit të tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej potencoi se mësidhënësit, shërbimet holtelerie, mjekët dhe qytetarët në përgjithësi duhet të vaksinohen.

“Unë kam reaguar dhe kjo tashmë është e ditur se më 1 shtator asnjë mësimdhënës nuk mund të shkoj në shkollë e të dal para nxënësve, nëse nuk e ka konfirmimin e vaksinimit, ose testin ditor për Covid-19. Duhet të mundësohet nga ana e qeverisë që me ekipe shtesë, me punësime të përkohshme të rriten kapacitetet dhe vaksinimi të bëhet 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për imunizim të përgjithshëm më të shpejtë”, ka potencuar kryetari Haziri.

Gjendja është alarmante edhe në Spitalin e Përgjidhshëm që jep shërbime për gjithë lindjen e Kosovës, luginën e Preshevës dhe nëse mbushen spitalet me të infektuar, atëherë alarmi do të bartet edhe në QKUK.

“Masat e fundit të marra nga qeveria janë masa selektive dhe jo në bazë të vlerësimit të drejtë, sepse është dashur që me masa të ashpra, të niset që nga administrata e shtetit, jo vetëm nga sektori privat. Sot disa shërbime si lokalet e natës, dasmat etj, janë sanksionuar brenda ditës, kurse disa kategori të tjera u është dhënë afat të përgatiten. Kërkoj nga qeveria e Kosovës që ta trajtoj me seriozitet më të lartë infeksionin dhe pandeminë COVID në përgjithësi. Kemi të prekur grupmoshat e reja dhe një numër shumë të madh të mërgimtarëve me infeksion”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.​

Related Articles