Haziri: Kurti ka pasur shmangie politike nga shumica e pozicioneve të tij të mëhershme

Haziri: Kurti ka pasur shmangie politike nga shumica e pozicioneve të tij të mëhershme

Haziri ka thënë se Kurti s’ka ende plan konkret për procesin e dialogun që e pret.

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se kryeministri Kurti nuk është konsistent e racional në kontinuitetin kohor, nga qëndrimet e tij të mëhershme, porse sipas tij, përkundër shmangies, qëllimet nuk i ka ndryshouar.

“Ka filluar të manovrojë politikisht, ndërsa racioanliteti e konsistenca ndërron gjatë rrugës. Nuk besoj që ai ëshët dhe do të jetëedhe më tej i njejti, por metodat, forma e angazhimi në ecejaket e tij, ka ndërruar shumë. Është duke bërë atë që njihet si ‘Lëvizja e Braunit’. Lëvizjen e ka kaotike në këtë fazë, por që qëllimin nuk e ndryshon. Ne që e njohim dhe e kemi përcjellë në politikë, si dhe njohim njëkohësisht mënyrën e politikbërjes, në qëllim Kurti nuk ka ndryshuar”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, pas insistimit të moderatorit për qëndrimin e tij në lidhje me qëllimet e kryeministrit Kurti,, Haziri, theksoi se qëndrimet e tij varirojnë, pasi sipas tij, ka shmangie në ecje politike për shumë nga qëllimet e tij paraprake.

“Nëse flasim për Bashkim Kombëtar, po del që Kushtetuta është problem, nëse flasim për Bruksel po del që dokumentet e munguara janë problem. Në shumë qëllime të tij, ka lëvizje politike. Ai (Kurti) ka premtuar barazi mbi të gjithë, edhe si orientim i majtë, edhe si ideologji e majtë. Edhe si proklamim ai tash e 15-vjetë e ka barazinë sociale në focus të tij politik, si dhe luftën ndaj monopoleve kundër monopolistave politik e ekonomik, të cilën e ka pasur thirrjen kryesore politike, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

Kujtojmë që paraprakisht, duke folur pas takimit të sotëm me kryministrin, Haziri ka thënë se Kurti s’ka ende plan konkret për dialogun që e pret.

“Ende është në bisedime me kabinet e partnerë. Ka bëjë me përgatitje. Plan i cili duhet me ardhë në Kuvend ende s’ka plan konkret. Ende s’ka format agjendë të zbardhur për dialogun”, tha Haziri.

Related Articles