Haziri përmend disa emra që do të mund të jenë kandidat për kryetarë komunash nga LDK-ja

Haziri përmend disa emra që do të mund të jenë kandidat për kryetarë komunash nga LDK-ja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se po planifikohet që në zgjedhjet lokale, në tetë komunat në të cilat LDK-ja i fitoi zgjedhjet në vitin 2017, të kandidohet me kryetarët e njëjtë.

Haziri foli edhe për kandidaturën e Përparim Ramës për të qenë në garë për Prishtinën nga LDK-ja, duke thënë se ai është një nga emrat e përfolur, por nuk është i vetmi.

“Tash jemi bindur që duhemi me dalë përtej vetes. Mund të konfirmoj që Rama është një nga emrat që është folur për Prishtinën, por nuk është emri i vetëm. Emri i tij është përtej çdo partie politike. Në ditët e ardhshme kryetari Abdixhiku do të takohet me të, pastaj ta shohim si rrjedhin gjërat. Në tetë komunat fituese të vitit 2017, pritet që kryetarët fitues të kandidojnë përsëri. Janë pastaj vendet si Mitrovica, Gjakova e Prizreni ku i kemi humbur në vitin 2007 dhe më nuk kemi arritur t’i kthejmë. Jemi duke folur për këto qytete për emra brenda komunitetit të LDK-së, por do të shohim edhe përtej partisë.”

“Pastaj është Podujeva që e kemi humbur në zgjedhje të jashtëzakonshme, por atje kemi një kandidat potencial, është një doktor shumë i dashur për qytetin, një ish-deputet i legjislaturës së kaluar, të cilit emri s’mund t’ia përmend pasi ende nuk është konfirmuar asgjë. LDK-ja ka gabuar në vitin 2006, por nuk duhet të gabojë më. Një emër kredibil e zgjon votuesin”, u shpreh Haziri.

Sipas Hazirit, këto çështje reformuese brenda LDK-së janë diskutuar që nga viti 2015, pasi ai thotë se është ithtar i unitetit.

”Është diskutuar kjo çështje prej vitit 2015, pasi prej aty nuk kemi pasur rezultate të mira. Duhet të rithemelohemi, nuk mund të vazhdojmë të konsumojmë partinë deri në atë pikë ku nuk i duhet askujt, ku nuk ka as mbështetje qytetare. Jemi ndarë një grup punues, dhe kemi kontakt ditë për ditë me degë. Unë jam ithtar i ndërtimit të uniteteve. Partitë politike te ne janë fabrikë e llafeve. Në çdo humbje, partitë kërkojnë fajtorin, në vend se të mendojnë se si të dalin nga situata. Kjo duhet të ndryshojë, unë jam ithtar i kësaj. Një betejë politike kërkon guxim”, deklaroi ai./Desku/

Related Articles