Malisheva ka marrë fitore spektakolare me rikthim ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 2-1.
Në pjesën e parë dy skuadrat luajtën me kujdes më të madh, duke u zhvilluar loja më shumë në mesfushë.
Ndërkohë pjesa e dytë ishte e zjarrtë ku u shënuan edhe tre gola shumë të bukur.
Të parët që kaluan në epërsi ishin skuadra mysafire, kur Robert Rrahmani realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 60-të për 0-1.
Malisheva u rikthye fuqishëm në lojë, kur fituan penallti me kapitenin Dreni Kryeziu në minutën e 78-të.
I saktë nga pika e bardhë ishte super talenti Drilon Hazrollaj për 1-1.
Drilon Hazrollaj doli sërish në skenë në minutën e 89-të kur realizoi golin e fitores për 2-1.
Deri në fund përkundër përpjekjeve të mysafirëve gola më nuk pati dhe Malisheva ndali tre pikët në shtëpi.
Të besuarit e trajnerit Qëndrim Kida vazhdojnë të mbeten në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë, derisa kanë vetëm shtatë më shumë se lideri Ballkani.
Ndërkohë Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e shtatë me 23 pikë pas 22 ndeshjeve.
Ndeshjen e ardhshme Malisheva luan në udhëtim te Gjilani, derisa Feronikeli ’74 përballet me Llapin në Drenas.