Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshojnë se janë helmuar pasi hëngrën syfyrin në kazermën “Newborn” në Gjilan.
Lidhur me këtë rast ka folur për Gazetën Enigma Inspektori sanitar për rajonin e Gjilanit, Shefik Beqiri, i cili tha se ushtarët janë ankuar se janë helmuar por ende s’ka diçka konkrete se çfarë ka ndodhur.
Beqiri bëri të ditur se ushtarët janë dërguar në Institutin e Shëndetësisë Publike dhe do të presin rezultatet për t’i konfirmuar ose jo dyshimet se janë helmuar nga ushqimi.
“5 ushtarë kanë pas jashtëqitje, por nuk kanë dhimbje, mostrat e ushqimit i kemi marrë. Kemi marrë shenjat klinike të ushtarëve, masat i kemi marrë sot. Po presim rezulatet”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/.