Reiss Nelson ishte heroi i Arsenalit në fitoren e çmendur me rezultat 3-2 në “Emirates” kundër Bournemouthit.
Autori i golit të tretë të “Topçinjve” në minutën e shtatë shtesë ishte “në qiellin e shtatë” pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit.
“Kur topi arriti tek unë mendova: “Të lutem, më jep një rast”. Jam i emocionuar, shumë i lumtur. E kontrollova topin me këmbën e djathtë, e zhvendosa në këmbën e majtë dhe godita”.
“Ne kemi nevojë për momente të tilla nëse do të ecim përpara. Nuk po shikojmë asnjë ekip tjetër për momentin”.
“Ne po fokusohemi te vetja. Do të shohim ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje. Si tifoz i Arsenalit, jam i kënaqur me rezultatin”, ka thënë ai.
Arsenali mbetet me pesë pikë epërsi ndaj Manchester Cityt.