Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka reaguar ndaj heshtjes së presidentës së vendit, Vjosa Osmani, madje thotë se kjo e fundit po i nënshtrohet qeverisë.
Deliu – Kodra ka thënë se kjo heshtje e pritshme, mirëpo, sipas saj presidentja duhet të ketë kurajo e guxim të artikuloj një qëndrim të saj në lidhje me krizën energjetike.
“I kujtojmë znj. Osmani se pozita dhe funksioni kushtetues i Presidentit, si kreu i shtetit është të përfaqësoj unitetin e popullit dhe mbi këtë bazë edhe të sillet me përgjegjësi për të siguruar funksionimin demokratik të institucioneve”, ka potencuar deputetja.
“Konsideroj se znj. Osmani, duke i’u nënshtruar Qeverisë në vazhdimësi, po e dëshmon se nuk mund të dal përtej pikëpamjeve subjektive e të anëshme politike, të cilat edhe mund ti arsytoheshin derisa ka kandiduar në listën zgjedhore të Lëvizjës Vetëvendosje. Por, jo pasi është zgjedhur në funksionin aktual”.
Sipas saj po ballafaqohet me një krizë të madhe energjetike.
“Na ndajnë edhe pak ditë nga vendimi i ZRRE-së, për t’a përligjur kërkesën e Qeverisë Kurti që çmimi të rritet, e bashkë më të, edhe reduktimet të vazhdojnë”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma/.