Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”, ka dalë në mbështetje të protestës për nderimin e luftës çlirimtare.
Sipas njoftimit të tyre, “Plisat” i kanë bërë thirrje gjithë shqiptarëve që më 17 shkurt, në orën 14:00, të dalin në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Postimi i plotë:
DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT!
Më 17 shkurt, dalim në sheshin Skënderbeu për të kërkuar drejtësi.
Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata që luftuan për lirinë tonë sot po përballen me padrejtësi, ndërsa krimet ndaj popullit shqiptar mbeten të pandëshkuara.
Plisat i bashkohen zërit qytetar për drejtësi, për nderimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e historisë sonë. Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri.
Protesta do të zhvillohet në Shesin “Skënderbeu”, në Prishtinë me 17 Shkurt në ora 14:00. Drejtësia nuk negociohet. Plisat Prishtinë
