Kosova e ka nisur shumë mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar gol që në start.
Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi në ndeshjen miqësore ndaj San Marinos me rezultat 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes, kur Kosova shënoi me Vedat Muriqin.
Goli i dytë erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë, ku Arbër Zeneli harkoi në zonë nga goditja e dënimit, ku më së miri u gjend Muriqi i cili shënon për 2-0. Me të filluar pjesa e dytë Kosova e gjeti edhe njëherë golin.