Minsitri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas raportimeve se ai po hetohet për rastin e ambalazhuesve të ujit, duke thënë se për një gjë të tillë ai nuk është njoftuar zyrtarisht, por tha se për atë, “autoriteti më i lartë është ligji”.
Aliu tha se se “punon dhe angazhohet çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre”, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, “jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”.
“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, shkroi Aliu në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma