Hidhet shorti – Ja me cilët numra kandidojnë partitë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hidhet shorti – Ja me cilët numra kandidojnë partitë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numrin me të cilin do të garojnë partitë politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, shkruan Gazeta Enigma.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116.

Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë 130.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë 123.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin 129.

Kurse Lista Serbe do të garojë me numrin 127.

Kurse Nisma Socialdemokrate do të garojë me numrin 122 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Related Articles