Hill pas situatës në veri: Pa një marrëveshje politike, ne nuk mund të ecim përpara

Hill pas situatës në veri: Pa një marrëveshje politike, ne nuk mund të ecim përpara

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot se personalisht beson se duhet të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur në Kosovë, në mënyrë që diçka e ngjashme të mos përsëritet.

“Pa një marrëveshje politike, ne nuk mund të ecim përpara dhe të zgjidhim probleme të tilla,” u tha ai gazetarëve në Konferencën Rajonale për Inovacionin dhe Sipërmarrjen Inovative “SPLET Tech Conference”.

Ai theksoi se një nga elementet e zgjidhjes politike për Kosovën duhet të jetë perspektiva rajonale, gjegjësisht qasja rajonale për zgjidhjen e problemeve dhe që njerëzit të krijojnë besim dhe të punojnë së bashku për problemet.

“Unë gjithashtu besoj se disa politikanë duhet të vijnë dhe të shohin se cila është qasja për zgjidhjen e problemeve në Kosovë”, shtoi Hill.

Ambasadori tha se është e nevojshme edhe një marrëveshje politike për Kosovën, e cila përbëhet nga disa elemente, që janë, siç tha ai, Asociacioni i Komunave Serbe, si dhe një pamje më e gjerë dhe një perspektivë më e gjerë për Kosovën.

Related Articles