Hiqet bilbordi ilegal në Zveçan, Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada

Hiqet bilbordi ilegal në Zveçan, Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada

Është hequr bilbordi me fotografitë e politikanëve e personaliteteve të tjera serbe dhe ruse, e të cilët ishin shpallur “qytetarë nderi në Zveçan”. Në mesin e tyre ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ai rus, Vladimir Putin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Ka shtuar se figurat dhe imazhet “e diktatorëve nuk janë të pranueshme në Kosovë”.

“Sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto bilborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka thënë ai.

Related Articles