Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Prizren të hënën nis me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi.
Atë e thirri Lëvizja Vetëvendosje për faljen e 100 euro të tatimit në pronë për prizrenasit, kryetari Shaqir Totaj, tha se kërkesa nuk është legjitime. Sipas tij kjo dyfytyrësi vjen pasi VV-ja në Qeveri ngriti një anshëm tatimin.
Kundër kësaj nisme janë edhe LDK-ja e AAK-ja lokale, që kritikojnë VV-në për populizëm.
Kur iniciuesit e kërkesës panë kundërshtitë, rekomandimit për Ministrinë e Financave ia shtuan edhe një pikë të kundërshtuesve.
Pas harmonizimit të dy propozimeve, u votua unanimisht që ato të dërgohen në dikasterin qeveritar të udhëhequr nga Hekuran Murati.