Hisen Berisha, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se provokimi i deputetëve nga Serbia që të vendoset flamuri i tyre mbi qeverinë e Kosovës është i pa tolerueshëm, duke theksuar se mbi këta duhet të veproj ligji, duhen arrestuar dhe burgosur, raporton Gazeta Enigma.
“Provokimi i deputetve nga Serbia, me flamurin serb në dorë, duke kerkuar të vendoset mbi qeverinë e Kosovës, me qellim të nxitjes së dhunës dhe vrasjeve ndëretnike, është i pa tolerueshëm.
Mbi këta duhet të veproj ligji, duhen arrestuar dhe burgosur! Ndryshe, provokimi radhës mund të nxis të rinjtë e vitit 1998-’99, të lindur nëpër plumbat e Serbisë, që ti ndalojnë këto veprime”, ka thënë Berisha.
Ai tutje ka shtuar se i bën thirrje publike Xhelal Sfeçles dhe Albulena Haxhiut të ndërmarrin masa ndaj këtij povokimi, që ka për qëllim destabilizimin e vendit.
“Deshmorët e Kosovës nuk e dhanë jetën që një çetnik serb, të vendos flamurin serb mbi lavdinë e tyre. Ketë nuk e tolorojmë dhe i bëj thirrje publike Xhelal Sfeçles dhe Albulena Haxhiut të ndërmarrin masa ndaj këtij povokimi, që ka për qëllim destabilizimin e vendit”.
Berisha, iu ka bërë thirrje edhe të rinjëve që ta ruajnë qetësinë ndaj provokimeve serbe.
“Ju bëj thirrje të rinjëve të Kosovës ti qetësojnë gjakrat ndaj provokimeve serbe. Tani do kenë një përgjigje ndryshe dhe të harmonizuar në mes politikës, diplomacisë dhe forcës.
Shqetësimi është i drejtë, ngase arrestimi i Policëve Kufitar, duke hyrë në brendi të territorit të shtetit tonë, është akt terrosit ndaj integritetit dhe sigurisë së shtetit dhe KFOR duhet të reagoj atëçasshëm bazuar në përgjegjësinë që ka sipas Rezolutês së KS/OKB”, ka thënë ai.
Hisen Berisha, ka deklaruar gjithashtu se Ministri Sfeçla duhet të shkarkohet menjëherë në rrethanat e krijuara.
“Në rrethanën e krijuar Ministri Sfeçla duhet të shkarkohet menjëherë. Duhet po ashtu, në mënyrë urgjente të kthehet Presidentja në Kosovë, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta marrë situatën nën kontrolle”, thuhet në shkrimin e Berishës. /Gazeta Enigma