Historia e dy ngjyrave kombëtare dhe shqiponjës dy krenare 

Historia e dy ngjyrave kombëtare dhe shqiponjës dy krenare 

Flamuri Kombëtar është shenjë e përhershme e pavarësisë dhe lavdisë së kombit shqiptar, shkruan Gazeta Enigma.

Me një histori të pasur dhe një simbolikë të thellë, ky flamur ka shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyese për shqiptarët përgjatë kohës. Këtë 28 Nëntor, Ditë të Flamurit, është rasti i përshtatshëm për të rishikuar dhe kuptuar më mirë rolin e tij shpirtëror dhe historik.

Flamuri Kombëtar u shpalos për herë të parë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali, një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes për pavarësi. Ngjyrat e tij – kuq e zi – dhe simbolet, si shqiponja e zezë dykrenore, janë zgjedhur me kujdes për të shprehur thellësinë e identitetit shqiptar dhe dëshirën për liri.

Në ditët e para të pavarësisë, flamuri kombëtar luajti një rol thelbësor në nxitjen e shpirtit patriotik dhe bashkimit kombëtar. Ai u ngrit në shenjë triumfi në momentin e shpalljes së pavarësisë dhe u përdor si një mjet i fuqishëm për të nxitur shqiptarët të bashkoheshin rreth një dëshmie të përbashkët kombëtare.

Ngjyrat e kuqe dhe të zeza të flamurit shfaqin gjakun dhe vuajtjet e shqiptarëve për liri, ndërsa shqiponja e zezë simbolizon forcën dhe rezistencën. Kjo simbolikë ka përcjellë shpirtin e rezistencës dhe pavarësisë përgjatë shekujve.

Përzgjedhja e këtyre ngjyrave ka pasuar një proces të kujdesshëm dhe është lidhur ngushtë me periudhën e luftës dhe aspiratat për pavarësi. Këtu janë disa detaje mbi përzgjedhjen e ngjyrave të flamurit:

Ngjyra e kuqe në flamur përfaqëson gjakun e derdhur nga heronjtë dhe shqiptarët gjatë luftës dhe përpjekjeve për liri. Është një simbol i vuajtjeve dhe sakrificave të bëra për të mbrojtur dhe ruajtur lirinë kombëtare.

Ngjyra e zezë përfaqëson forcën dhe rezistencën. Shqiponja e zezë dykrenore është një simbol i kësaj fuqie dhe vendosmërisë për të mbrojtur vlerat kombëtare.

Ismail Qemali, një ndër udhëheqësit kryesor të lëvizjes për pavarësi dhe themelues i shtetit shqiptar, ishte përgjegjës për përzgjedhjen e ngjyrave. Përzgjedhja e kuq e zi ka ndodhur gjatë një periudhe të ndërlikuar historike, kur shqiptarët po përjetonin ndryshime thelbësore dhe kërkonin identitetin e tyre kombëtar.

Rëndësia historike para shpalljes së pavarësisë

Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës, si: Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre.

Kurse, në stemën e Kastriotëve që është gdhendur dy herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Konstantin Kastrioti, ylli është me tetë cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që është shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra, shqiponja dykrenëshe është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesorë të kombit të tyre.

Flamuri i Skënderbeut

Në Shqipëri, shqiponja me dy koka u prezantua për herë të parë nga familja Kastrioti. Ky simbol është përdorur nga Skënderbeu si stemën e Lidhjes së Lezhës, lëvizjes së rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15. Flamuri përbëhej nga një sfond i kuq me një shqiponjë të zezë në mes.

Ky flamur ishte i Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Më 28 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ngriti Shqiponjën dy-krenare mbi kështjellën e Krujës. Ai flamur që u ngrit nga dora e Skënderbeut në Krujë, u shpalos tre muaj më vonë në Lezhë me 2 mars 1444, ditën e mbledhjes së Princave shqiptar, të cilët formuan Besëlidhjen, Lidhjen e Lezhës, një nga aktet më të mëdha të historisë sonë kombëtare qe shënon formimin e kombit tonë. Në Kuvendin e Lezhes, ku zuri fill Besëlidhja kombetare, princat kryesor, thuajse nga të gjithë trevat arberore, pa dallim feje, si katolik latin dhe ortodoks (tregon se shteti shqiptar mesjetar ishte një bashkim politikoetnik e jo mbi baza fetare), njohën e zgjodhën Skenderbeun prijës dhe u rreshtuan që të gjithë pas flamurit të tij, në paqe në luftë, pavarësisht se çdonjeri prej atyre kishte flamurin e vet. Flamuri i Skenderbeut u bë simbol i unitetit kombëtar. Me kete flamur Skenderbeu u priu shqiptarëve në beteja për 25 vjet me radhe duke thyer sulmet e njëpasnjeshme të Perandorisë Osmane, më e madhja Perandori e asaj kohe.

Gjatë historisë Flamurit Kuq e Zi I shtoheshin “dekore”: herë përkrenarja e Skënderbeut, herë simbolet fashiste, e herë ylli i Davidit apo ai komunist. Por, thelbi nuk u ndryshua: shqiponja dykrenëshe e zezë me sfondin e kuq. Me këtë flamur kuqezi u bë edhe betimi në luftën e fundit në Kosovë, në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës.

Simbolet e çdo lloj, veçanërisht simbolet e flamurit tonë kombëtar, shqipja dykrenore me një yll mbi krye, përkrenarja e Heroit, janë krenaria e kombit tonë, të krijuara gjatë luftrave e përpjekjeve shekullore nga mençuria, kultura, guximi e trimëria e popullit tonë. Ata i përkasin mbare kombit, janë trashëgimia më e vyer dhe më e ndritur e tij. / GAZETA ENIGMA.

Related Articles