Historiani shqiptar nuk heq dorë: Messi ka prejardhje shqiptare

Historiani shqiptar nuk heq dorë: Messi ka prejardhje shqiptare

Naim Flamuri, historian shqiptar, ka vazhduar të besojë në teorinë e tij, se Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe.

Së fundmi, në një emision në Euronews Albania, Flamuri ka theksuar se për këtë fakt ekzistojnë edhe dokumente, vetëm se duhet të kryhen disa hulumtime.

“Kemi dokumente, duhet të ketë një studim të mirëfilltë, dokumentet janë aty, janë shumë të lexueshme. Janë bërë studime të emigrimeve, nuk ka përkatësisht për një familje apo për tjetër familje, për shembull që të futet vetëm në origjinën e familjes së Messit.

Po të kemi këto dituri, mund ta gjejmë shumë lehtë, dokumentet janë, të gjitha janë të shkruara”, theksoi ai.

Related Articles