Skuadra kosovare, 2 Korriku U19 ka debutuar me fitore në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Juniorët nga Prishtina kanë mposhtur me përmbysje skuadrën e Bylisit, me rezultat 1:2, në qerekfinalen e play-offit.
Skuadra shqiptare kaloi e para në epërsi me golin e Ayomide Babajide në minutën e 76-të.
Por reagimi i 2 Korrikut ishte shumë i shpejtë, duke përmbysur rezultatin.
Rin Ahmeti barazoi shifrat në minutën e 82-të, ndërsa Haris Isufi shënoi golin e fitgores në 90+7.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 2 tetor, në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Nëse 2 Korriku U19 e kalon këtë raund, në gjysëmfinale do të luaj me një nga skuadrat, UC Dublin U19 ose Stjarnan U19.