Malisheva ka shkruar histori të klubit të qytetit, duke debutuar me fitore në garat evropiane.
Skuadra kosovare ka mposhtur atë malazeze, Buducnost, me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, shkruan Sinjali Sporti.
Heroi i Malishevës ishte mesfushori Etnik Brruti, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën e e 67-të, i cili njëherit u bë edhe lojtari i parë ndonjëherë që shënon për Malishevës në garat evropiane.
Malisheva kështu merr një fitore të madhe, por do ta ketë edhe ndeshjen kthyese një javë më vonë në Mal të Zi, për t’u përcaktuara skuadra e cila kalon në rrethin e dytë.