Historiku i kampionateve evropiane

Historiku i kampionateve evropiane

Kur kanë mbetur edhe 33 ditë deri te fillimi i EURO 2020, sjellim historikun e secilit Evropian të zhvilluar që nga inaugurimi i saj në vitin 1960.

Pas Evropianit të parë, atij të vitit 1960, vjen i dyti nga 15-të që janë zhvilluar në total, EURO 1964.

Formati i zgjedhjes së katër skuadrave finaliste, ishte i njëjtë me atë të EURO 1960-ës, por me një ndryshim të vogël.

Cili ishte ndryshimi?

Herën e parë, u zgjodhën 16 shtete për kualifikueset, kurse herën e dytë, edhe ato vende duhet të fitoheshin përmes dueleve.

26 skuadra luftonin për 13 pozita, kurse nëpërmjet një shorti special, Austria, kampionët në fuqi të Bashkimit Sovjetik dhe Luksemburgi, fituan të drejtën e kualifikimit direkt.

Në mesin e 26 skuadrave, ishte edhe Shqipëria.

Kombëtarja kuqezi siguroi pjesëmarrjen direkt në raundin e 16 më të mirave, me ndeshjen kundër Greqisë që u anulua për shkaqe politike.

Kush ishin 16 skuadrat më të mira, dhe cilat ishin rezultatet?

Spanja eliminoi Irlandën e Veriut me rezultatët të përgjithshëm 2-1.

Nënkampionët e Jugosllavisë, humbën me rezultat 3-2 nga Suedia.

Shqipëria fitoi ndeshjen në Tiranë përballë Danimarkës, me rezultat 1-0, por u eleminua pas humbjes 4-0 në Danimarkë.

Luksemburgu befasonte Holandën, duke avansuar në çerekfinale me rezultat 3-2.

Me të njëjtin rezultat, përfunduan edhe dy ndeshje.

Irlanda eliminoi Austrinë dhe Franca eliminoi Bullgarinë.

Bashkimi Sovjetik ishte shumë e fortë për Italinë, duke e mundur 3-1 në dy ndeshje.

Kurse e fundit, Hungaria, me shumë mund arriti fitoren 5-4 përballë Gjermanisë Lindore.

Çerekfinalet

Nëpërmjet çerekfinaleve, caktoheshin edhe katër skuadrat finaliste ose gjysmëfinaliste për Evropianin e madh.

Njëjtë si herën e parë, edhe në 1964-n, njëra nga skuadrat finaliste kishte mundësinë e organizimit të kompeticionit.

Kush u kualifikua?

Danimarka ishte e para.

Atë botë, kur dy ndeshjet e para përfundonin barazim, luhej e treta për të përcaktuar fituesin.

Dy ndeshjet e para mes Danimarkës dhe Luksemburgit përfunduan në barazim, 3-3 dhe 2-2.

Kurse, ndeshja e tretë përfundoi në favor të danezëve, 0-1.

E dyta, ishte Spanja, që do të merrte përsipër edhe organizimin e Evropianit.

Iberikët shkatërruan Irlandën në dy ndeshjet, me rezultat të përgjithshëm 7-1. 5-1 në Spanjë dhe 0-2 në Irlandë.

Hungaria surprizoi Francën, duke fituar në dy ndeshjet, 1-2 në Francë dhe 3-1 në Hungari.

Kurse, kampionët në fuqi, ata të Bashkimit Sovjetik, arritën përsëri kualifikimin në katër më të mirat.

Këtë radhë, eliminuan Suedinë, me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Impresionues në këto kualifikuese ishte Ole Madsen i Danimarkës, i cili shënoi plot 11 gola në tre ndeshje.

Kurse, për Shqipërinë, golin e vetëm e shënonte Panajot Pano.

EURO 1964

Bashkimi Sovjetik, Danimarka, Hungaria, Spanja.

Camp Nou dhe Santiago Bernabeu, stadiumet e dy skuadrave legjendare, Barcelona dhe Real Madrid, shërbyen për këtë Evropian.

Gjysmëfinalet ishin:

Spanjë – Hungari

Me shumë vështirësi, Spanjollët arritën që ta siguronin finalen vendase.

Në ndeshjen që zhvillohej në “Santiago Bernabeu”, u nevojitën 120 minuta për të përcaktuar fituesin.

Ndryshe nga viti 1960, “Golden Goal” nuk vlente më.

Spanja gjeti epërsinë në pjesën e parë, me Pereda-n, i cili shënoi pas 35 minutave lojë.

Dominimi i spanjollëve vazhdoi deri në fund dhe kur u duk se ata po i drejtoheshin të qetë finales, në minutën e 84-të, Bene shënoi për hungarezët, duke dërguar ndeshjen në vazhdime.

Nëse ndeshja përfundonte në barazim edhe pas vazhdimeve, do të luhej ripërsëritja.

Që kjo gjë të mos ndodhë, u përkujdes Amancio, i cili në minutën e 112-të, shënoi për 2-1 dhe dërgoi Spanjën në finale.

Danimarkë – Bashkimi Sovjetik

Kaq zgjati surpriza e danezëve, që ishin shumë të pafuqishëm kundër kampionëve në fuqi.

Sovjetët me shumë lehtësi arritën finalen, duke fituar gjysmëfinalen me rezultat 3-0.

Voronin dhe Ponedelnik shënuan në pjesën e parë, kurse rezultatin përfundimar, 3-0, e vulosi Ivanov në minutën e 87-të.

Finalja e konflikteve politike

Finalja e madhe që do të zhvillohej në Madrid, e dyta e një Evropiani, ishte Spanjë – Bashkimi Sovjetik.

Këta të fundit finalist për herë të dytë, kurse Spanja finalist qysh në tentativën e parë.

Shteti iberik kishte refuzuar që të luante ndeshjen me Bashkimin Sovjetik në vitin 1960, por këtë radhë, Gjenerali Franko lejoi skuadrën e tij që të luante përballë tyre.

Bashkimi Sovjetik nuk kishte ndonjë problem, me ndeshjen që do të luhej më 21 qershor të vitit 1964, pa ndalesa politike.

Por, para saj, luahej ndeshja për vendit e tretë

Në “Camp Nou”, përballeshin Hungaria dhe Danimarka.

Ishte kjo ndeshja e dytë që Hungarezët i drejtoheshin vazhdimeve.

Golin e Bene-s në pjesën e parë, e bëri të pavlefshëm Bertelsen në të 82-ën.

Kur ndeshja shkonte drejt një përsëritje, në skenë u ngjit Novak i Hungarisë.

Brenda tre minutave në pjesën e dytë të vazhdimeve, ai shënoi dy herë për t’i dhuruar fitoren Hungarisë.

Hungaria arriti vendin e tretë, kurse Danimarka mbeti shumë e kënaqur me pjesëmarrjen surpirzë në EURO 1964.

Finalja e madhe

Para 79,115 spektatorëve në “Santiago Bernabeu”, në fushë zbrisnin “heronjtë” spanjollë, përballë “të urryerve” sovjetë.

Ndeshja filloi në mënyrë perfekte për Spanjën, që shënuan me Pereda-n në minutën e gjashtë.

Vetëm dy minuta më vonë, Khusainov ndali festën e vendasve në gjysëm, duke barazuar për 1-1.

Ndeshja ishte shumë e tensionuar, dhe deri në fund më shumë kishte lojë të ndalur për shkak të ndërhyrjeve të pa lejuara, sesa ndeshje të rregulltë.

Përkundër kësaj, spanjollët u kujdesën që ndeshja të mos i drejtohej vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Gjashtë minuta para fundit, Marcelino shënoi duke ngritur gjithë Spanjën në festë.

Kampionet në fuqi u rrëzuan, dhe i lëshuan fronin një kampioni të ri shkruan AP, përcjell Gazeta Enigma.

Më 1964, trofeu “Henry Delaunay” u ngrit për herë të dytë në qiell, këtë herë nga duart e futbollistëve Spanjoll.

Ky ishte i pari trofe, për skuadrën që së bashku me Italinë, është në krye për më së shumti trofe EURO të fituar.

Related Articles