Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë Shqipërisë

Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë Shqipërisë

Holanda i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të Shqipërisë që është në luftë me zjarret prej shumë ditësh.

Holanda ka konfirmuar sot ardhjen e dy helikopterëve nga ky vend në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve të cilët mbërrijnë të premten, ndërsa operacionet fillojnë të shtunën.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE-së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë.Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira”.

“Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa operacionet do të fillojnë ditën e shtunë”, thuhet në postimin e Ambasadës së Holandës në Shqipëri./ Tch

Related Articles