Me rezultat 2-0, Holanda ka triumfuar përballë Katarit në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror.
Sfida e zhvilluar në Al Bayt Stadium ishte e vlefshme për Grupin A dhe skuadra evropiane ishte komode në fitoren e saj me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.
Cody Gakpo pranoi një top nga Davy Klaassen, krijoi hapësirë dhe e zhbllokoi rezultatin (26’).
Porsa filloi gjysma e dytë (49’), Frenkie de Jong ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shfrytëzuar një top të kthyer për dyfishimin e epërsisë.
Në vazhdim realizoi edhe Steven Berghuis, mirëpo goli u anulua pas konsultimit të VAR-it për shkak të prekjes së topit me dorë.