Holanda mposht Turqinë

Holanda mposht Turqinë

Ndeshja mes Holandes dhe Turqise mbaroj me rezultat 6 me 1 per Holanden, shkruan Gazeta “Enigma”.



Depay (16, 38 dhe 54) shënoi het-trik në këtë ndeshje, por goli i parë erdhi në minutën e parë dhe u shënua nga Klaassen me asistimin e Depay. Til (80) dhe Malen (90) shënuan dy golat e fundit për Holandën kurse Under (92) shënoi golin e nderit për Turqinë.

Qysh në fillim të pjesës së parë Holanda u tregua e rrezikshme dhe arriti që të shënoj gol përmes David Klaassen që mori një top të mirë nga asi i Barcelonës, Memphis Depay për ta kaluar Holandën në epërsi 1-0.

Holanda nuk u ndal pavarësisht epërsisë dhe sulmoi vazhdimisht.

Në minutën e 16 ishte sërish Klaassen që ktheu asistimin për Memphis Depay e ky i fundit realizoi për epërsinë 2-0.

Gjërat vazhduan që të vështirësohen për turqit kur në minutën e 38-të u akordua penallti.

Depay mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe atë e realizoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar me panenka.

Pak para përfundimit të pjesës së parë Turqia mbetet me një lojtar më pak pasi që Soyuncu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja në minutën e 44-të.

Në pjesën e dytë pak patë lojë nga Turqia.

Që në minutën e 54-të Depay do ta realizonte het-trikun e tij këtë ndeshje për të shënuar golin e katër për portokallinjtë.

Kësaj radhe ai shënoi me kokë pas asistimit të Berghuis.

Holanda nuk u ndal dhe golin e pestë do ta shënonte Guus Til në minutën e 80.

Goditja përfundimtare për Turqinë do të vinte në minutën e 90 ku do të shënonte edhe sulmuesi i Borussia Dortmund, Donyell Malen.

Por, Turqia do ta shënonte golin e nderit në këtë ndeshje në minutën e dytë shtesë pas një gabimi në mbrojtje nga Virgil van Dijk, e ku do të shënonte Cengiz Under.

Holanda e dominoi minutat e mbetur dhe vazhdimisht sulmoi portën e turqve.

Me këtë fitore Holanda kalon në vendin e parë me 13 pikë aq sa ka edhe Norvegjia që është në vendin e dytë.

Turqia zbret nga vendi i parë në vendin e tretë të Grupit G. 

Related Articles