Holanda: Ne nuk do ta mbajmë shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT

Holanda: Ne nuk do ta mbajmë shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT

Kombëtarja e Holandës ka hequr dorë dhe nuk do të mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT, në mbështetje të këtij komuniteti.

FIFA ka kërcënuar kombëtaret se nëse përdorin këtë shirit, atëherë do të ndëshkojnë me karton të verdhë kapitenit sapo të fillojë takimi.

Para pak çasteve, Holanda ka konfirmuar se janë dorëhequr nga vendimi.

“Prioriteti ynë i parë është të fitojmë ndeshjet në Kupën e Botës. Ju nuk dëshironi që kapiteni juaj të fillojë një lojë me karton të verdhë, prandaj ne – me dhimbje në zemër – duhej t’i thonim jo planit tonë”, konfirmon federata e Holandës.

Related Articles