Bosnja e Hercegovina shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Gazeta Enigma.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës.
Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka kujtuar të gjithë viktimat e Srebrenicës.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, është shprehur Hoti./Gazeta Enigma/