Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të sqarohet rreth deklaratës së Ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, që ka thënë se tani nuk është e mundur që të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.
“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia”, është shprehur Hoti.
“Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”.