Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se mashtrimi dogmës “Krejt dhe Drejt” po i vjen fundi.
Ai është shprehur i shqetësuar me dëmet që ia ka bërë kjo qeveria Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se dëmet janë të pariparueshme.
“Mashtrimit përmes dogmës ‘Krejt dhe Drejt’ po i vjen fundi. Por, disa nga dëmet që janë bërë janë të pariparueshme”, ka shkruar Hoti.