Avdullah Hoti, nënkryetari i LDK-së, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”, dhe nuk ka bërë asnjë investim kapital në bujqësi për periudhën janar-mars të këtij viti, raporton Gazeta Enigma.
Hoti, ka marrë si shembull të mirë udhëheqjen me këtë dikaster në qeverisjen e LDK-së kur ai vetë ishte kryeministër, duke theksuar se 24.86 milionë euro ishin pagesat për subvencione në bujqësi gjatë qeverisë së tij.
“Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%. Kaq për mbështetjen për bujqësi. Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Enigma