Pas reagimeve të anëtares se PDK-së, Vlora Çitaku, në lidhje me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në OKB, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mënyra se si duhet parë fjalimin e Ramës, në OKB është shumë e thjeshtë.
“Derisa Kosova, të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi’’, ka thënë Hoti.
Në fjalimin e tij në OKB, Rama ka thënë se ne nuk do të ndalemi kurrë së nderuari të vërteten e lirisë së Kosovës dhe askush, në emër të askujt, nuk mund të hedhë asnjë grimë balte mbi ata që dhanë jetën për pavarësi.
Postimi i plotë: