Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar qytetarët e vendit pas liberalizimit të vizave, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai është shprehur se heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm. Po ashtu, ai shtoi se ky proces padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së.
“Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën. Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm edhe pse padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së. Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!”, shkroi Hoti.