Hoti për projekt-buxhetin: Nuk siguron zhvillim

Hoti për projekt-buxhetin: Nuk siguron zhvillim

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projekt-buxhetin për vitin 2022, duke thënë se buxheti vjetor, duke thënë se ky buxhet nuk siguron zhvillim, dhe se tani e kanë të qartë në çfarë masa po reflektohen premtimet e qeverisë.



“Në 3 vitet e ardhshme nuk ka asnjë investim të madh infrastrukturor”, tha Hoti.

“Në shëndetësi numri mjekëve mbetet i njëjtë, mjekët që nuk janë në punë do të mbeten pa punë”, shtoi ai.

LEXO EDHE: Murati: Buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2.7 miliardë

“Nuk ka indikacion që do të fillojë zbatimi i sigurimeve shëndetësore”.

Sa i përket buxhetit për Radio-Televizionin e Kosovës, është gabim i madh ulja e buxhetit.

“Buxheti i RTK-së është ulë për 2 milionë euro, gabim i madh”, tha Hoti në seancë. / Gazeta Enigma.

Related Articles