Hoti: Qeveria s’e njoftoi kuvendin dhe qytetarët se masat e BE-së kanë hyrë në fuqi

Hoti: Qeveria s’e njoftoi kuvendin dhe qytetarët se masat e BE-së kanë hyrë në fuqi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimeve se BE-ja tashmë ka vendosur sanksionet ndaj Kosovës dhe se Qeveria është e njoftuar për këtë gjë.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti tha se sanksionet përfshijnë suspendimin e MSA-së, të projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, i fondeve të IPA dhe pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.

Deputeti Hoti ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe dakorduar për kursin e veprimeve.

Postimi i plotë:

Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.

Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.

Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.

Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit.

Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik.

Related Articles