Hoti: SHBA-ja ua ndërpreu vizat ministrave për shkak të gjendjes, ndërsa Kurti rri më shumë jashtë vendit se në Kosovë

Hoti: SHBA-ja ua ndërpreu vizat ministrave për shkak të gjendjes, ndërsa Kurti rri më shumë jashtë vendit se në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sot kryeministrin Kurti, pasi sipas tij pavarësish gjendjes në vend ai më shumë rri jashtë se në Kosovë.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se madje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndërprenë ministrave vizitat për shkak të gjendjes, ndërkaq Kurti rri më shumë jashtë vendit.

“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë.

Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran.

Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, shkruan Hoti.

Ndryshe, të enjten shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka takuar Fehmi Hotin, ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe drejtorin për Operacione të PK-së, Gazmend Hoxha.

Këtë e ka bërë të ditur Wigemark përmes një shkrimi në Twitter.

Ai ka thënë se gjatë takimit është biseduar për t’i koordinuar rolet përkatëse për sigurinë në Kosovë.

“Jam i kënaqur që takova ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, si dhe drejtorin për Operacione të PK-së, Gazmend Hoxha, të EULEXKosovo. Shtabi në Prishtinë, për të koordinuar rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemark.

Ndërkaq, pas situatës në veri të Mitrovicës, misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX  është përforcuar me trupa shtesë. 

Related Articles