Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar këtë person, sulmoi një të mitur

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar këtë person, sulmoi një të mitur

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar të dyshuarin, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore një të mituri në Prizren.

Rasti ka ndodh në fillim të muajit qershor, në rrugën “Hadi Kantarxhiu”.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij”.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit”.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles