Hoti tregon gjasat për koalicion me LVV-në

Hoti tregon gjasat për koalicion me LVV-në

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pasur kritika të ashpra për qeverisjen e Albin Kurtit.

Hoti në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova. Foli edhe rreth mundësisë së një “koalicioni të dytë” mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Ai tha se kjo nuk ka shans të ndodh.

“Jo, asnjëherë. Nuk ka asnjë shancë. Para disa kohe unë e kam dhënë opinionin tim, si një anëtar i LDK-së si anëtar i kryesisë, si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, se nuk e preferoj dhe nuk është në interes të vendit një koalicion me këta që janë në largim”, tha Hoti.

Related Articles