Hoti viziton Drenicën pas vërshimeve, kërkon ndihmë urgjente për ta nga ekzekutivi

Hoti viziton Drenicën pas vërshimeve, kërkon ndihmë urgjente për ta nga ekzekutivi

Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vizituar familje e biznese në Skenderaj që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit.



Hoti në një postim në Facebook, ka shkruar se duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.

“Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetimet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Ndihma duhet urgjent”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Related Articles