Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për ambasadori i ri të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai përmes një cicërime në Twitter tha se Jeffrey Hovenier, do të jetë përfaqësues shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
‘’Jeff do të jetë një përfaqësues shumë i mirë i SHBA-së’’, shkruan Grenell ndërsa riposton edhe cicërimën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me rastin e dorëzimit të detyrës tek Jeffrey Hovenier.