Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se prioritetet e tij dhe shtetit që përfaqëson janë që të ketë paqe, siguri dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.
Ai, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se këto elemente që janë primare për ShBA-në duhet të jenë edhe për shtetet e Bashkimit Evropian.
“Duam që t’i mbështesim dhe t’i shtyjmë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor drejtë integrimeve evropiane. Duhet të punojmë që ta dërgojmë para këtë rajon edhe në integrimin më të madh ekonomik”, ka thënë Hovenier.
Ambasadori amerikan ka bërë thirrje që të përfundojnë edhe proceset drejt NATO-s për këto shtete.