Hovenier takon ushtarin e FSK-së që arriti rezultate të larta në shkollën e ushtrisë amerikane

Hovenier takon ushtarin e FSK-së që arriti rezultate të larta në shkollën e ushtrisë amerikane

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka pritur në takim ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili përfundoi studimet në akademinë ushtarake WestPoint.

“Ishte kënaqësi të takoheshim me të diplomuarin e WestPoint, Ylli Dalladakun, pjesëtari i parë i FSK-së që kaloi shkollën e ushtrisë amerikane “Ranger”- një nga kurset ushtarake më rigoroze”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori ka shtuar se vazhdojnë që ta mbështesin FSK-në në rrugën e saj.

“Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, u shpreh Hovenier.

Related Articles